Samstag, 13. Dezember 2008

Në ëndërr

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~



Lart nëpër shkallët e zjarrit

Ketrat lëvizin

Shpirtrat levizin gjithashtu.

Shpirtrat si ketrat

Ngjiten, zbresin atje

ku njerëzit mendohen.

Shpirtrat vijnë mysafirë,

me njeriun takohen .

Nuk telefonojnë,

vijnë papandehur.

Nëpër drurët e gjelbër të pishave

Kukuvajka e fshehur këndon,

Shpirtrat lëvizin

Zërat afrohen, largohen

përpara meje nje ndalon.

Shkallët e zjarrit kërcasin,.

i njoh fytyrën!

O Zot , fytyra ime!

Fytyra që kisha dikur,

kur isha njehere e re.

Unë paskam ikur,

Ti shpirti im vjen,

kujton ikjen?

Përballë qëndron?

Kukuvajka vajton,

Këndon, vajton në drurët e gjelbër

Unë numuroj pa zë

Nje, dy,

Sa vjet duhet të jem rrotull?

Kukuvajka ngadalëson ku-ku –të

më tremb.

Nga ëndrra zgjohem.


/ Shtator /~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen