Samstag, 20. Dezember 2008

I vetëm mbrenda katër mureve




~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Brenda katër murreve babai,

Qëndron me orë të tëra.

I shtrirë në divan.

Ngrihet, sa për të shmpirë këmbët,

Hedh sytë nga ballkoni

Tulla të kuqe të pallatit tjetër.

Shkon në dhomat e fjetjes,

Të ftohta,

Flet me objektet memece.

Del në ballkon

Prek gjethet e gjelbëra të mëllagave

I gëzohet lules që cel.

Këput piperkat e kuqe djegëse

Në dimër do ti shijoje me fasulet.

Shikon orën që nuk ecen

Minutë pas minute.

Kur i telefonon dikush

Flet si femijë i braktisur, gati qan

-Me kë je atje?- e pyes në telefon

-Vetëm, vetëm, me kë tjetër.

-Te vizitoi njeri sot?

-Një javë më parë ime moter

me pleqërinë e saj.

-Si i shtyn ditët?

-Me albumet, thotë dhe qesh.

Ju kam të gjithëve në albume

Gruan, fëmijët, fëmijët e fëmijëve,

Më duhen ca albume te tjere…

Kur dikush i troket në derë,

Ai nuk e dëgjon,

Dhe po të dëgjojë

Nuk beson

Se dikush troket për të.

Babai jetim në pleqëri


Kushtuar babait tim~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~



AH !


~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~


Kujtimin e një dite e thërras

Era e oqeanit e shtyn larg,

edhe më larg.

Përtej ujrave, nën një qiell gri,

ku s’kishte diell,

vetëm një palë sy.

Shpirti më pikonte lotë.

Një lamtumirë më ndjek

Si pulëbardhë.

Më pyet:

Sa larg është rrezja e mëngjesit ?

Mos shiko pas si gruaja e Lotit, thotë

Mos qaj kujtimin e ditës,

që pas mbeti.

Mbi ujra ahet e mija vrapojnë

Shkojnë drejt një bregu,

ku thërmohet dhimbja.


~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~



New York , pas mesit të natës



~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~


Ajo ecen e vetme

Me nje buzeqeshje tallese

per diten qe shkoi.

Gjoksleshuar,

pothuaj e ka nxjerre jashte bluzes,

te puthet me ajrin.

Rezet e henes,

midis reve luajne,

E ckopsitur me boten perreth.

Ajo grua ecen ne Avenu tete

si ta kete nen kembe New Yorkun,

kaq moskokecarese.

S’kane gjume syte e saj te medhenj.

Qesh me ata qe e kane lene vetem.

E lodhur, terheq kembet.

Buzeqeshja tallese.

pas mesit te nates,

prêt diten e re

qe mban fytyren fshehur

Pas henes qe zbardhet,

duke u dhene ngjyre

gjinjve te saj qe varen.



~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~



Të pastrehëve

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Nata gelltit lotet

Dhe prape i mbeten dites

Te derdhe.

Kush jane ata?

Qe kane

kerrusur shpinen,

veshtrojne poshte e me poshte.

Ne honin e erret.

Nata gelltit lotet.

Psheretima

E nje shprese te ikur

ndjehet ne terr

Gjethe e yje dridhen ne pellgje

Ku hena mbyt pikellimin

S’i tregon dot

Dertet e tyre.


~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Poezi


~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~


***


Ne sakrifikojmë,

Për të sjellë shpirtin.

Duam të zbrazemi.

C’duam të themi akoma?

Pse duam të na dëgjojnë?

ata që s’na kuptojnë?

***

E tëra u bëra lot,

Lot edhe dhimbje.

Ti as më sheh, as më ndjen

Kur dëgjon se vuaj,

Si të zë gjumi?

Edhe kafsha

që eshte kafshe,

kupton gjuhën kur i flet.

Ne njerëz

të një gjuhe,

s’meremi vesh ?

njeriu me njeriun,

me te afërmin e vet

ngrohtësi s’jep?


~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~



Lodra - Shpresë


~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Në Lesotho, Afrika

fëmijët luajnë.

Ndonse s’kanë prindër,

s’kanë bukë të hanë.

Cdo ditë në krahët e vdekjes

Sheshit, në sy të njëri tjetrit,

japin frymën e fundit..

Fëmijët luajnë

me lodra që i bëjnë duart e vockla,

mendja e zgjuar.

Kanë ëndrra për të shkuar larg.

Një lodër prej letre në duar,

që vërtitet nga era.

Ata vrapojnë,

Vrapon shpresa.

Një pikë lot, margaritar,

rrukulliset në faqet e zeshkëta.

Orfane, mes tokës e qiellit.

Në duar,

Një loder.

Luan shpresa në botën e sertë.



~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Malli yt




~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~


Ti ishe nëna më e bukur.

Clodheshe duke dëgjuar muzikë.

Pranë radios, vije veshin.

Ashtu në këmbë,

vetëm pesë minuta.

Ne femijët s’të jepnim kohë.

Unë të pyesja:

C’thonë ato fjalë , c’thotë ajo këngë

Të lutem perkthema mam.

Ti më ledhatoje duke thënë:

S’është për ty, je e vogël..

Tani që ti nuk je

të kuptoj nëna ime

Ti s’dëgjoje vec muzikën,

por gjuhën e nënës që të lindi.

Malli yt nga sytë e tu

në zemren time hyri,

për të mos harruar nga vije.


~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~



Kënga e fundit e mjellmës


~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Liqeni ndrroi ngjyrën

Mbi valën e errët

Trishtim pikojn’ yjet.

Ngadalë Mjellma

kokëulur,e përkulur

Gati e humbur,

Mbi valëz rrëshqet.

Sa vite bashkë,

Muzikë e fllad

Pasqyrë e kaltër

I buti shtrat.

Lëkundet Mjellma

Liqenin e mbyt brenga.

Shelgjet lotonjës dridhen

Kallamishtet thyhen.

Këngë e fundit e Mjellmës

Rrënqeth liqenin,

nata s’fle

Deri në mëngjes

Një re e bardhë,

reflekton mbi valë,

si krah mjellme,

liqenin ngushëllon.

Këngë të reja zgjon.


~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~



11 Shtator 2001




~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~



Historia ka dëshmitë e saj,

për shtatë mbrekullitë e botës.

Dituria njerëzore u ngrit lart.

Unë dhe ti dëshmojmë,

për mbrekullinë e tetë të botës,

në shekullin e XX1


Sa lart u ngrit edhe njëherë,

dituria njerëzore.

Edhe njëherë lart mjeshtëria jote, Njeri,

për të sjellë ‘Binjaket’ në New Jork.

Dy kullat monumente,

nga krimi u përpinë,

mëngjezin e 11 Shtatorit 2001.

Unë dhe ti dëshmojmë për terrorin.

Për shkatërimin e mbrekullisë së tetë.

Për lotët e gjithë botës atë mëngjes.

Dhe pyes:

Kush s’do t’i sillte në gjyqin e madh,

për të ndëshkuar krimin,

atë që e polli dhe atë që e ushqen?


/ Shtator 2001 /~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Samstag, 13. Dezember 2008

Zërat dallohen


~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~


Këtu poshtë

Po xhirohet paradë e moshave

Kanë vënë maska,

Por mund t’i dallosh nga zërat.

Po të ngjitemi lart

Zërat do të jenë njësoj, të butë,

Fytyrën të vrarë nga mosha

s’do ta shohim më.


/ Shtator /~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Pa kthim prapa


~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~


Ishte ecje e gjatë.

U afrova,

por nuk e arrita.

Nje hap

dhe fillonte humnera.

S’me la te shihja,

ate qe desha.

Nje yll me tregoi

rrugen e vertete.

Pa kthim prapa,

vazhdoj ecjen.


/ Shtator /~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Kush tha ?


~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~


Kush tha se nuk jemi njesoj,

kush tha se ti je brilante

Ne jemi mbrujtur

nga e njejta argjile

Nga i njejti pocier

Nga te njejtat duar

Kush na fut ne ngasje?


/Shtator /~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Vegla qorre

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~



Deget e lisit plak zgjaten,

prekin qiejt e viteve

me furtunat maten.

Ndjekin fluturimin e shqipes,

prehen në syrin e dritës.

Kanë blerim, në zemër gëzim.

Kur sopata e njeriut

pa meshirë godet,

i tëri lis dridhet.

S’kërkon mëshirë.

Sopata harron,

se bishtin ja dha lisi.

Nuk ka kujdes kur prêt,

përtokë hedh lisin.

Bota e sheh

sopatën e vogël vrastare,

që punon si vegël qorre.

Me fajet

strukur qosheve hesht,

kurrë s’kërkon falje.


/ Shtator /~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

I mjerë

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~


Sa e rrëndë është,

kur nuk të duan.

Kur hapur është përbuzja,

nënvleftësimi, injorimi,

sa shumë vuan.

Sa i mjerë je,

Kur kupton se në botë,

dhe në atë bote

nuk do njeri.

Zemer bosh

As hasmin mos shih.


/ Shtator /~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Sytë

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~


Dy bebëza të vogla

Dy diej të blertë

Dy lëndina të buta

Të ëmbla për jetë,

Dy bebeza të thella

Përpinë cdo gjë në sekondë

Sycka si ato të tuat

Nuk gjënden në botë.

Dy bebeza kaldioskopike

Rrotullohen ngado

Të vërtetat zgjojnë,

Frike nga vdekja nuk kane,

Jo.


/ Shtator /~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Ditë e re

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~



Kjo dite e re

Erdhi me gjithë të mirat

Mbizotëron një qiell

I cili na fal entuziazmin

Lëri të gjitha punët- më thua

Të shijojmë castin

atë qe na ka dhënë Zoti, falas



/Shtator /~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Në ëndërr

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~



Lart nëpër shkallët e zjarrit

Ketrat lëvizin

Shpirtrat levizin gjithashtu.

Shpirtrat si ketrat

Ngjiten, zbresin atje

ku njerëzit mendohen.

Shpirtrat vijnë mysafirë,

me njeriun takohen .

Nuk telefonojnë,

vijnë papandehur.

Nëpër drurët e gjelbër të pishave

Kukuvajka e fshehur këndon,

Shpirtrat lëvizin

Zërat afrohen, largohen

përpara meje nje ndalon.

Shkallët e zjarrit kërcasin,.

i njoh fytyrën!

O Zot , fytyra ime!

Fytyra që kisha dikur,

kur isha njehere e re.

Unë paskam ikur,

Ti shpirti im vjen,

kujton ikjen?

Përballë qëndron?

Kukuvajka vajton,

Këndon, vajton në drurët e gjelbër

Unë numuroj pa zë

Nje, dy,

Sa vjet duhet të jem rrotull?

Kukuvajka ngadalëson ku-ku –të

më tremb.

Nga ëndrra zgjohem.


/ Shtator /~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~