Samstag, 20. Dezember 2008

Kënga e fundit e mjellmës


~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Liqeni ndrroi ngjyrën

Mbi valën e errët

Trishtim pikojn’ yjet.

Ngadalë Mjellma

kokëulur,e përkulur

Gati e humbur,

Mbi valëz rrëshqet.

Sa vite bashkë,

Muzikë e fllad

Pasqyrë e kaltër

I buti shtrat.

Lëkundet Mjellma

Liqenin e mbyt brenga.

Shelgjet lotonjës dridhen

Kallamishtet thyhen.

Këngë e fundit e Mjellmës

Rrënqeth liqenin,

nata s’fle

Deri në mëngjes

Një re e bardhë,

reflekton mbi valë,

si krah mjellme,

liqenin ngushëllon.

Këngë të reja zgjon.


~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~



Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen