Donnerstag, 1. Januar 2009

***

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~



Mbyllem,

zvogelohem,

behem sa nje grusht

behem gonxhe

ne doren tende.

Magjia e prekjes

me hap,

me rrit.

celem, trendafil.

Me keputin

te keputesh trendafilat

Pse eshte kenaqesi?


~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~


Pse ?

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~


Pse vime ne bote,

pse derdhim me shume lote?

Lirine e qajme me lindjen tone

Ne lufte jeten e shkojme

Vdekjen shpetimtaren

Me qiri kerkojme.

E vetmja

Qe lirine na kthen

Sʼkerkon lavderim nga ne

Me kosen e lashte,

Urrejtjen tone mbledh.


~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Dordolecët

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~


Garë, garë

Të parë, të parë,

Lavdërime me okë.

Fundin kujt ia lini o shokë?

Të parin dhe të fundit,

Balta do t’a hajë.

Me rradhë e pa rradhë,

Pa ngutje o të marrë !

Cdo nisje,

Ka edhe fundin

Sic hap e mbyll sytë

Lulja s’ka dy jetë

Një pranverë shndrit.

Në grupe - grupe sot

Rrëzoni njëri - tjetrin

Dhe vini dy gisht dhjamë

Kur shokun kini shkelur.

Të parë, të ditur,

Ju o të paditur,

Për të tjerët

S’lini gjë pa thënë.

Vehten për të ngritur.

Qerozi, kur ju dëgjoi

Qau e qeshi, e tha:

- Medet !

Ju qënki Alfa,

Dhe Omega, dora vetë?

Ai që botën krijoi,

Ai që ju dha jetë

Kur ju zini kryet,

Ai ku mund të jetë?

Ju dordolecë të kohës

Kohën po mashtroni

kur dita është me diell

natë e pagëzoni.

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Samstag, 20. Dezember 2008

I vetëm mbrenda katër mureve




~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Brenda katër murreve babai,

Qëndron me orë të tëra.

I shtrirë në divan.

Ngrihet, sa për të shmpirë këmbët,

Hedh sytë nga ballkoni

Tulla të kuqe të pallatit tjetër.

Shkon në dhomat e fjetjes,

Të ftohta,

Flet me objektet memece.

Del në ballkon

Prek gjethet e gjelbëra të mëllagave

I gëzohet lules që cel.

Këput piperkat e kuqe djegëse

Në dimër do ti shijoje me fasulet.

Shikon orën që nuk ecen

Minutë pas minute.

Kur i telefonon dikush

Flet si femijë i braktisur, gati qan

-Me kë je atje?- e pyes në telefon

-Vetëm, vetëm, me kë tjetër.

-Te vizitoi njeri sot?

-Një javë më parë ime moter

me pleqërinë e saj.

-Si i shtyn ditët?

-Me albumet, thotë dhe qesh.

Ju kam të gjithëve në albume

Gruan, fëmijët, fëmijët e fëmijëve,

Më duhen ca albume te tjere…

Kur dikush i troket në derë,

Ai nuk e dëgjon,

Dhe po të dëgjojë

Nuk beson

Se dikush troket për të.

Babai jetim në pleqëri


Kushtuar babait tim~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~



AH !


~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~


Kujtimin e një dite e thërras

Era e oqeanit e shtyn larg,

edhe më larg.

Përtej ujrave, nën një qiell gri,

ku s’kishte diell,

vetëm një palë sy.

Shpirti më pikonte lotë.

Një lamtumirë më ndjek

Si pulëbardhë.

Më pyet:

Sa larg është rrezja e mëngjesit ?

Mos shiko pas si gruaja e Lotit, thotë

Mos qaj kujtimin e ditës,

që pas mbeti.

Mbi ujra ahet e mija vrapojnë

Shkojnë drejt një bregu,

ku thërmohet dhimbja.


~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~



New York , pas mesit të natës



~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~


Ajo ecen e vetme

Me nje buzeqeshje tallese

per diten qe shkoi.

Gjoksleshuar,

pothuaj e ka nxjerre jashte bluzes,

te puthet me ajrin.

Rezet e henes,

midis reve luajne,

E ckopsitur me boten perreth.

Ajo grua ecen ne Avenu tete

si ta kete nen kembe New Yorkun,

kaq moskokecarese.

S’kane gjume syte e saj te medhenj.

Qesh me ata qe e kane lene vetem.

E lodhur, terheq kembet.

Buzeqeshja tallese.

pas mesit te nates,

prêt diten e re

qe mban fytyren fshehur

Pas henes qe zbardhet,

duke u dhene ngjyre

gjinjve te saj qe varen.



~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~



Të pastrehëve

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Nata gelltit lotet

Dhe prape i mbeten dites

Te derdhe.

Kush jane ata?

Qe kane

kerrusur shpinen,

veshtrojne poshte e me poshte.

Ne honin e erret.

Nata gelltit lotet.

Psheretima

E nje shprese te ikur

ndjehet ne terr

Gjethe e yje dridhen ne pellgje

Ku hena mbyt pikellimin

S’i tregon dot

Dertet e tyre.


~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~