Donnerstag, 1. Januar 2009

***

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~



Mbyllem,

zvogelohem,

behem sa nje grusht

behem gonxhe

ne doren tende.

Magjia e prekjes

me hap,

me rrit.

celem, trendafil.

Me keputin

te keputesh trendafilat

Pse eshte kenaqesi?


~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~


Pse ?

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~


Pse vime ne bote,

pse derdhim me shume lote?

Lirine e qajme me lindjen tone

Ne lufte jeten e shkojme

Vdekjen shpetimtaren

Me qiri kerkojme.

E vetmja

Qe lirine na kthen

Sʼkerkon lavderim nga ne

Me kosen e lashte,

Urrejtjen tone mbledh.


~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Dordolecët

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~


Garë, garë

Të parë, të parë,

Lavdërime me okë.

Fundin kujt ia lini o shokë?

Të parin dhe të fundit,

Balta do t’a hajë.

Me rradhë e pa rradhë,

Pa ngutje o të marrë !

Cdo nisje,

Ka edhe fundin

Sic hap e mbyll sytë

Lulja s’ka dy jetë

Një pranverë shndrit.

Në grupe - grupe sot

Rrëzoni njëri - tjetrin

Dhe vini dy gisht dhjamë

Kur shokun kini shkelur.

Të parë, të ditur,

Ju o të paditur,

Për të tjerët

S’lini gjë pa thënë.

Vehten për të ngritur.

Qerozi, kur ju dëgjoi

Qau e qeshi, e tha:

- Medet !

Ju qënki Alfa,

Dhe Omega, dora vetë?

Ai që botën krijoi,

Ai që ju dha jetë

Kur ju zini kryet,

Ai ku mund të jetë?

Ju dordolecë të kohës

Kohën po mashtroni

kur dita është me diell

natë e pagëzoni.

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~